Telegrafi

Dijonis Biba shpërthen në të shara ndaj Baby G, banori degradon në fjalor banal dhe fyes

Një debat i tensionuar ka shpërthyer në Fermën VIP mes Baby G dhe Dijonis Bibës, ku janë përdorur fjalë banale dhe fyese.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, teksa pjesa më e madhe e fermerëve ishin shtrirë për të fjetur.

Baby G ishte duke zhvilluar një bisedë me disa prej banorëve të tjerë, kur Dijonisi, i cili deri atëherë kishte qenë në gjumë, është zgjuar tërësisht i shqetësuar nga zhurma.

Me një ton të irrituar, ai shprehet shumë rëndë, duke përdorur një fjalor tejet banal.

@thashethemnaja

Dijonis Biba shan Bebay G në Ferma Vip: Të q* ropt #dijonisbiba #djonisbiba #dionisbiba #bebyg #fermavip #fermavipalbania

♬ original sound – Thashethemnaja

Fjalët e tij kanë qenë jo vetëm të ashpra por edhe fyese, si ndaj Baby G ashtu dhe ndaj formatit të emisionit.

Dijonisi me këtë gjest dhe me gjuhën e tij ofenduese, shokon ‘fermerët’.

Ky incident ka sjellë reagime të menjëhershme, jo vetëm brenda fermës por edhe tek audienca që përcjellin ngjarjet e këtij formati. /Telegrafi/