Site icon Telegrafi

Dijana Ziviq emërohet ministre e Bujqësisë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se të hënën ka emëruar Dijana Ziviq, për ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka bërë ët ditur kryeministri Haradinaj, në profilin e tij në Facebook.

Ziviq pason në postin e të pares së Ministrisë së Bujqësisë, Nenad Rikalon i cili është shkarkuar në fillim të muajit shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version