Telegrafi

Dijana Toska: Për këtë sistem problem është ardhja e Kurtit, ndërsa nuk është problem djegia e spitalit modular

Në gjithë botën ndodhin budallaki, por ky vend është shndërru në epiqendër të budallakive e të budallenjve shovenist, shkruan veprimtarja, Dijana Toska.

“Ftohen në biseda informative në polici dy kryetar të komunave shqiptare, pas vizitës së Kurtit, ngase problem na qenka, himni e flamuri kombëtar shqiptar dhe personaliteti i Adem Demaqit.

Por, për këtë sistem problem nuk është amnistimi i vrasësve të 14 qytetarëve shqiptar që u dogjën për së gjalli në spitalin modular të Tetovës edhe përkundër provave materiale që i shpalli dje publikisht, Laboratori i Raportimit Investigativ”, shkruan Toska në profilin e saj në Facebok.

Toska shton se krimi ka emër dhe këtë emër kanë përgjegjësi e obligim parasëgjithash ta zbardhin ministrat shqiptar nëse kanë pak ndërgjegje./Telegrafi/