Telegrafi

Dijamant Zabërgja, viktima e tretë shqiptare në Munih

Edhe një viktimë shqiptare është regjistruar në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Munih të Gjermanisë.

Lajmin e ka ka konfirmuar babi i tij në një status në Facebook ku ka shkruar se 21 vjeçari është vrarë nga “dora terroriste”.

“Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe shokët se djali im Dijamant Zabergja 21 vjeqar u vra dje në Minhen nga dora terroriste”, ka shkruar Naim Zabergja, babai i Dijamantit.

Lexo po ashtu Armela Segashi, viktima e dytë shqiptare nga sulmi terrorist në Munih

Mësohet se familja Zabergja është me prejardhje nga Vilanci i Vushtrrisë, kurse Dijamanti ishte djalë i hastretit.

Deri më tashti jo zyrtarisht flitet për tri viktima shqiptare: Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sulm i armatosur në Munih