Janë caktuar gjyqtarët për ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të para të DigitAlb Kupës së Kosovës.
Treshja e gjyqtarëve të FIFA-s me në krye Genc Nuzën, asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj do ta gjykojnë ndeshjen Vëllaznimi – Trepça ‘89.
Gjyqtarë i katërt në këtë përballje do jetë Mervan Bejtullahu.
Në duelin tjetër Ballkani – Feronikeli, drejtësinë për ta ndarë i është besuar Kreshnik Vulës.
Ai do të asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa. Alban Shala do jetë gjyqtarë i katërt.
Ndeshjet gjysmëfinle zhvillohen me vajtje-ardhje. /Telegrafi/