Gjetja e kohës për të ushtruar nuk është e lehtë, prandaj ekspertët kanë menduar ta përpilojnë një rutinë ushtrimore e cila nuk merr shumë kohë, por që i përshtatet të gjitha kërkesave tuaja.
Shkencëtari sportiv Christian Finn prezenton një rutinë të thjeshtë me tri lëvizje e cila ju mundëson t’i digjni deri në 300 kalori përgjatë një periudhe kohore 10-minutëshe, transmeton Telegrafi.
‘SQUAT’ DUKE KËRCYER
Fillestarët: 10 përsëritje dhe 30 sekonda pushim para ushtrimit të radhës
Mesatarët: Gradualisht rriteni numrin e përsëritjeve dhe zvogëlojeni kohën e pushimit
Super-lift: 30 përsëritje dhe 10 sekonda pushim
POMPA SPIDERMENI
Fillestarët: 10 përsëritje dhe 30 sekonda pushim para ushtrimit të radhës
Mesatarët: Gradualisht rriteni numrin e përsëritjeve dhe zvogëlojeni kohën e pushimit
Super-lift: 25 përsëritje dhe 10 sekonda pushim
SPRINT
Fillestarët: Vrapim sprint për 10 sekonda dhe pushoni 30 sekonda para ushtrimit të radhës
Mesatarët: Gradualisht rriteni kohën e sprintit dhe zvogëlojeni kohën e pushimit
Super-lift: Bëni sprint për 20 sekonda dhe pushoni për 10 sekonda
RENDITJA USHTRIMORE DUHET TË JETË KËSHTU:
1. ‘SQUAT’ duke kërcyer
2. Pompa spidermeni
3. Sprint
4. Pompa spidermeni
5. Përsëriteni këtë cikël 3-4 herë. /Telegrafi/