Prof. Dr. Zahadin Shemsedini, ushtrues i detyrës së Rektorit në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Adem Sallauka, Sekretar i Përgjithshëm i këtij universiteti, të hënën kanë shpërndarë ID-kartelat për studentët e vitit të parë të gjeneratës 2013/2014, përmes të cilave ata do të mund të qasen në sistemin online.
Shemsedini e vlerësoi si hap të madh të suksesit, digjitalizimin e universitetit.
Ndryshe, tani e tuje studentët më nuk do të presin në sportele për të bërë paraqitjen e provimeve dhe për të kryer shërbime të ndryshme administrative, por të gjitha do t’i kryejnë online.
Kjo mënyrë i ofron studentit qasje në të gjitha shërbimet që i ofrohen studentëve në sistem. Shërbimet kryesore të sistemit janë: zgjedhja e lëndëve obligative dhe zgjedhore te mësimdhënësi përkatës ku ai ka ndjekur ligjëratat, paraqitja e provimeve, rezultatet, pagesat, transkripta e notave. /Telegrafi/