Site icon Telegrafi

I digjet vetura Ismet Beqirit (Foto)

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm i është vënë flaka veturës së Ismet Beqirit, shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Këtë për KosovaPress, e ka konfirmuar vetë Beqiri përmes telefonit. Ai bëri me dije se për rastin është lajmëruar nga fqinjët e tij rreth orës 4 e 30 në mëngjes.

Beqiri, thotë të jetë dalë menjëherë poshtë banesës dhe tashmë aty kishin arritur Policia dhe Zjarrfikësit.

Ai, konfirmoi për KosovaPress se dyshimet e para tregojnë se vetura i është djegur me koktej molotovi.

Për Beqirin, ky rast por edhe rastet e tjera që kanë ndodhur më herët janë akte banditësh.

“Fatkeqësisht ky sigurisht është një akt i banditëve … dhe përkundër kësaj askush nuk mund të na ndalë në punën tonë institucionale për të mirën e vendit dhe nuk është e imja të paragjykoj por vërtet organet e drejtësisë duhet ti zbardhin këto raste sepse nuk është rasti i parë. Qytetarët po shqetësohen sepse po rrezikohet jeta e tyre, se realisht unë banoj në një vend ku ka edhe shumë banorë të tjerë”, tha Beqiri për KosovaPress.

Deri më tani janë djegur edhe vetura e gruas së ministrit të Bujqësisë Memli Krasniqit, dhe gruas së zëvendësministrit Bajram Gecaj dhe po ashtu është tentuar të digjet edhe vetura e deputetit, Adem Grabovcit.

Exit mobile version