Telegrafi

Digjet vetura e Policisë në Zveçan, Vela: Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin

Pas të shtënave me armë dhe gaz lotsjellësit, është djegur edhe një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan.

Qytetarët serbë po kundërshtojnë hyrjen në objektin e komunës së Zveçanit të kryetarit të zgjedhur më 23 prill.

Ndërkaq, shefi i stafit në Presidencë, Blerim Vela theksoi se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren.

Lexo po ashtu Situata në veri, Policia: Po asistojmë kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet zyrtare të komunave

“Protestues ‘paqësor’ që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, shkruan ai.