Site icon Telegrafi

Digjet vetura e ish kryetarit të komunës së Zveçanit

Vetura ‘Opel Astra’, pronë e ish-kryetarit të komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, është djegur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se automjeti dyshohet të jetë djegur qëllimisht nga persona të panjohur derisa ishte i parkuar në parkingun e restorantit ‘M’ në Zveçan, ndërsa si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe një automjet tjetër ‘Audi 80’ që ishte i parkuar aty afër.

Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri Besim Hoti.

Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për këtë rast, por Policia është duke e hetuar rastin.

 

Exit mobile version