Site icon Telegrafi

Digjet trafoja, një pjesë e Prishtinës mbetet pa energji elektrike

Një trafo e rrjetit elektrik është djegur sot në Prishtinë, në rrugën “Agim Ramadani”, dhe si pasojë e kësaj një pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike.

Për arsye të panjohura trafoja e furnizimit me energji elektrike në rrugën “Agim Ramadani”, sot pas mesditës është përfshirë nga zjarri. Kjo ka bërë që një pjesë e kryeqytetit, të mbetet pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ekpeve të zjarrfikësve, të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes, për të shuar zjarrin.

Ekipi i KEDS-it është duke punuar për të sanuar dëmin, në mënyrë që sa më parë të kthehet furnizimi në pjesën e qytetit, që ka mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version