Një lokal (kafiteri), është djegur rreth orës 01:00 në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme material.
Telegrafi mëson se lokali që është djegur është “Strip Depo”.
“Rreth orës 01:00 pas mesnate është shkaktuar një incident zjarri. Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Është bërë evakuimi i banorëve”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/