Një sipërfaqe toke bujqësore me arrorë në fshatin Lazarat, Gjirokastër është përfshirë nga zjarri.
Sipas burimeve pwr Euronews Albania, bwhet me dije se në orën 06:35 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Dushk”, në Lazarat ka rënë një zjarr në një parcelë të mbjellë me dru arre.
Menjëherë u nis 1 automjet zjarrfikës me efektivët në vendngjarje. Zjarri ishte në një parcelë të mbjellë me arrë.
Zjarri u shua në kohë pa arritur të përhapej në zonë, ndërsa pronari i sipërfaqes me dru arre u shoqërua në policinë lokale. /Telegrafi/