Shtylla elektrike në Lagjen Seravë të Komunës së Çairit është përfshirë nga flakët. Banorët thonë se fillimisht kanë dëgjuar shpërthime të mëdha dhe më pas është ndalur energjia elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tv Shenja njofton se qytetarët bëjnë apel që ky problem duhet të zgjidhet përgjithmonë, sepse rruga është tepër e frekuentuar, ndërsa rrezikohen banorët dhe kalimtarët.
“Është shumë rrezik për banorët. Mund edhe të dëmtohet pajisjet shtëpiake”, thotë një banor tjetër.
Prej se ka ndodhur shpërthimi dhe shfaqja e flakëve të kabllot elektrike, një pjesë e banorëve të kësaj lagje kanë mbetur pa energji elektrike./Telegrafi/