Ekspolidimi i bomboles së gazit ka shkaktuar zjaar në shtëpinë e rrugës ‘Poreç’ në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Territori i Njësitit kundër zjarrit informojnë se zjarri ka ndodhur vonë në mesnatë dhe ka intervenuar me 4 automjete kundër zjarrit. Reagimi dhe arritja deri te zona më e lartë ‘Bair’ ka qenë i vështirë por përsëri ekipi ka arritur të ndalin zjarrin dhe të pengojnë fatkeqësi më të madhe.
Nga zjarri është shkaktuar dëm material, dhe dy nga pesë anëtarët e familjes për shkak të djegies janë transferuar në Qendrën klinike në Manastir.
Nga Territori i Njësitit kundër zjarrit apelon deri te të gjithë qytetarët të cilët nuk dinë të përdorin bombolet e ndryshme dhe mjetet tjera që shkaktojnë zjarr. /Telegrafi/