Site icon Telegrafi

Digjet shtëpia, shpëton e moshuara

 Banesa e 90-vjeçares Qamile Rexha është shkrumbuar nga flakët, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses.

Kanë qenë pikërisht banorët e lagjes, të cilët kanë mundur të nxjerrin jashtë të moshuarën dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen.

Ndërhyrja e kësaj të fundit nuk ka mundur të shpëtojë banesën e gruas së moshuar, por është parandaluar përhapja e flakëve në shtëpitë pranë saj.

Dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version