Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri Shtëpia e Kulturës në Dragash (Foto)

Rreth mesditës, të premten është përfshirë nga flakët Shtëpia e Kulturës “Abdurrahman Gërdellaj” në Dragash, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por pa pasoja për jetën e njerëzve.

Flakët kanë kapluar kulmin e ndërtesës, nën të cilin kulm ndodheshin shumë zyra të organizatave të ndryshme.

Zjarrfikësit nga Dragashi kanë dhënë maksimumin nga vetja e tyre, por pajisjet që dispononin ata, nuk kanë dhënë rezultatin e pritur.

Në ndihmë iu kanë ardhur edhe kolegët nga Prizreni, por zjarri e ka gëlltitur kulmin e kësaj godine në tërësi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha organet kompetente, si dhe vetë kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi.

Policia tha se po i kryen hetimet dhe, në ditët vijuese do të konstatohen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e këtij zjarri. /radio-sharri.info/

Exit mobile version