Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët gjatë mesnatës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mzi në Fushë Arrëz.
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndije elektrike.
Sipas raportimeve, mësohet se në banesë jetonte një familje e përbërë nga 10 anëtarë, dhe pas shkrumbimit të shtëpisë, ata kanë mbetur në qiell të hapur.
Prendush Sokoli është pronari i shtëpisë ku jetonte familja e përbërë nga 10 anëtarë. /Telegrafi/