Në një zjarr që ka shpërthyer sot, plotësisht është djegur objekti i shkollës fillore “11 Tetori” në fshatin Novo Sellë të Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Nga ky zjarr nuk ka të lënduar, ndërsa është djegur edhe një veturë që ka qenë e parkuar në afërsi të objektit të shkollës.
Sipas informatave të SPB Tetovë, drejtori i shkollës rreth orës 13:45 në Stacionin policor në Kamjan ka denoncuar zjarrin në çatinë e shkollës dhe kjo është vërtetuar nga ekipi policor qv ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kontrolluar gjendjen.
Kanë ndërhyrë tre automjete të zjarrfikësve nga Njësia territoriale e zjarrfikësve – Tetovë, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, por objekti veçmë ishte djegur.
Në këtë shkollë mësim ndjekin gjithsej 217 nxënës, në 13 klasa.
Objekti i kësaj shkolle ka qenë plotësisht i rinovuar para 2 vitesh./Telegrafi/