Është djegur selia e Partisë Demokratike e Serbisë (DSS) në veri të Mitrovicës, përfaqësues i së cilës është Marko Jaksiq.
Selia e kësaj partie gjendet afër lokalit serb “Dolce Vita” në veri të Mitrovicës, saktësisht afër murit që ishte ndërtuar, raporton Telegrafi.
Djegien e selisë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Ai bëri të ditur se selia është djegur rreth orës 3:35 të mëngjesit.
Policia ende nuk ka informata se cili është shkaktari i djegies së selisë së Partisë Demokratike të Serbisë. /Telegrafi/