Sot në mes ditë rreth orës 13:40 në Shkup ka ndodhur zjarr nga oxhaku i restorantit, në rrugën ‘Bitpazarska’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia sot ka informuar se është kapluar nga zjarri restoranti i 47-vjeçarit XH.V. nga Shkupi. Përveç oxhakut, me zjarr është kapluar edhe konstruksionet e çative të tre banesave. Nga ana e ekipës nga Brigada e Njësitit për kundërzjarr, zjarri është shuar dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Inspektimi i vendit nga zjarri do të kryhet gjatë ditës. /Telegrafi/