Një punëtori e dritareve plastike është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Albaniku”, në Podujevë mbrëmë rreth orës 18:30.
Policia raporton se si pasojë e tymit lëndime të lehta kanë pësuar katër anëtar të familjes, pasi që kati i dytë shfrytëzohet për banim dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
Foto: Ilustrim