Site icon Telegrafi

Digjet për së gjalli, pasi dyshohej se kishte vjedhur pesë dollarë (Video, +18)

Një video shokuese është shfaqur në internet, ku shfaqet momenti kur një turmë njerëzish djegin për së gjalli një hajn në Venezuelë.

Fillimisht turma nuk e dinte se çfarë kishte bërë Roberto Bernal, por ikja e tij i mjaftoi turmës të ndërmarrë këtë veprim, transmeton Telegrafi.

Dhjetëra burra shihen në video duke e përplasur për tokë burrin pranë një supermarketi, duke e shqelmuar dhe grushtuar derisa 42-vjeçari mbulohet në gjak dhe përfundon pothuajse pavetëdije.

Për vite të tëra këtyre njerëzve u janë vjedhur telefonat mobil, kuletat dhe motoçikletat, dhe kur e panë Bernal menduan se ai kishte fytyrë të kriminelit.

Por pasi një burrë me flokë të bardha  vjen nga pas, dhe i tregon turmës se ai e kishte plaçkitur, ata menjëherë tërbohen duke i nxjerrë nga xhepi kuletën dhe duke i kthyer plakut shumën që ia kishte vjedh, që ishin vetëm 5 dollarë.

Por ngjarja e tmerrshme nuk përfundon këtu, pasi ata më pas e lyejnë me benzinë dhe i vënë flakën, duke e djegur për së gjalli në prezencë të dhjetëra qytetarëve.

“Me këtë veprim duam ta mësojmë këtë burrë se nuk duhet vjedhur”, ka deklaruar 29-vjeçari Eduardo Mijares. /Telegrafi/

Exit mobile version