Rreth orës 23:00, një veturë zyrtare e Entin për Punë Sociale në Komunën e Ferizajt është përfshirë nga zjarri në rrethana të pasqaruara.
Për KosovaPress, zëdhënësi rajonal i Policisë për rajonin e Ferizajt, togeri Agim Gashi, tha se veturës i është vënë zjarri nga persona të panjohur, derisa konfirmoi se zjarrfikësit dhe ekipet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Gashi theksoi se nuk ka të lënduar nga incidenti, derisa sqaroi se ekipet policore janë duke kryer hetimet e para.
Ndërkohë, KP merr vesh se edhe një veture tjetër zyrtare në Gjilan i është vënë zjarri, që është pronë e kësaj Komune.