Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Në rrugën dytësore pranë nënkalimit te Kopshti Botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit S. S.
Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklswagen”. Policia njofton se po punon për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit, por dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë në motor.
Raportohet se makina ka marrë flakë kur është ndezur dhe më pas ka shpërthyer. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. /Telegrafi/