Një veturë është djegur mbrëmjen e së premtes në qendër të Vushtrrisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Zjarrfikësit janë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin, ndërsa sa i përket shkakut, sipas hetimeve të para, dyshimet janë së zjarri u shkaktua nga problemet me instalimin të veturës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sonte rreth orës 20:00, është raportuar se një veturë është kapluar nga zjarri, zjarrfikësit kam fikur zjarrin,, nuk raportohet për të lënduar, nga hetimet e para dyshimet për shkaqet e zjarrit janë ngritur tek instalimi i veturës”, tha Zahiti. /Telegrafi/