Telegrafi

Kaplohet nga flaka një veturë në Sllatinë

Një veturë është kapluar nga flaka të hënën në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, dhe se nuk ka të lënduar dhe as viktima në njerëz.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Prishtinë-Pejë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti./Telegrafi/