Telegrafi

Digjet një veturë në rrugën Tabanoc-Kumanovë

Foto arkiv

Një veturë me targa të Polonisë është djegur tërësisht në rrugën Tabanoc-Kumanovë.

Sipas njoftimit nga MPB, dje rreth orës 18:00 vetura e markës “Skoda Favorit” e drejtuar nga personi me iniciale V.P.S. është djegur gjatë lëvizjes në rrugë. Zjarri është përhapur në pjesën e përparme të veturës me çka vozitësi është ndalur dhe me mjete kundër zjarrit është munduar ta shuaj zjarrin, mirëpo zjarri është përhapur dhe vetura tërësisht është djegur.

Zjarri është shuar nga ekipet e Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Kumanovë. Hetim në vendin e ngjarjes ka bërë njësit nga SPB Kumanovë. /Telegrafi/

*Foto ilustrim