Mesditën e kësaj të premte janë krijuar kolona të gjata të veturave në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.
Kjo pasi një automjet në lëvizje e sipër ka pasur defekt dhe ka filluar t’i dalë tym.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 14:00, policia është njoftuar se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Sllatinë), një automjet në lëvizje e sipër ka pasur një defekt dhe ka filluar t’i dalë tym”, ka thënë ai, duke shtuar se policia dhe zjarrfikësit kanë qenë në vendngjarje.
Nga rasti bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar.
Telegrafi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/