Telegrafi

Digjet një veturë në Prishtinë (Foto/Video)

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:45, është djegur një makinë në qendër të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin se sot në orët e mëngjesit është përfshirë nga zjarri një automjet në Prishtinë.

“Rreth orës 6:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë është përfshirë nga zjarri një automjet (minibus). Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti.

Me rastin i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm po merren hetuesit policor.  /Telegrafi/