Telegrafi

Digjet një veturë në magjistralen Prishtinë-Pejë, te Parku i Biznesit të Drenasit (Video)

Në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit të Drenasit, sot është djegur një veturë.

Në pamjet e siguruara nga Telegrafi shihet momenti duke u djegur vetura. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës të cilët kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit.

Nuk dihet shkaktari i zjarrit as nëse dikush ka pësuar në këtë rast aksidental.

Lidhur me këtë rast Telegrafi ka provuar të marr një deklaratë nga zyrtarët për informim të Policisë së Kosovës, por asnjëri nuk janë përgjigjur në thirrjet përmes telefonit. /Telegrafi/