Një veturë e tipit “Peugeot”, ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje në Fushë Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Xhemail Mustafa” të këtij qyteti, raporton Telegrafi.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se nga ky incident nuk ka asnjë person të lënduar, kurse me rastin po merren njësitet e Policisë.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në Rrugën ‘Xhemail Mustafa’ në Fushë-Kosovë është duke u djegur një veturë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e nevojshme policore dhe zjarrëfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Asnjë person nuk ka pësuar lëndime. Me rastin po merren njësitet përkatëse”. /Telegrafi/