Telegrafi

Digjet një shtëpi në Rahovec

Policia raporton se në fshatin Dejnë të Rahovecit është djegur një shtëpi.

Sipas Policisë viktima ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri kulmi i shtëpisë.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që vlerësohet të jenë rreth 4 mijë  euro, nuk raportohet për të lënduar.