Telegrafi

Digjet një shtëpi në Prishtinë

Foto: Arkiv

Një shtëpi është djegur sonte rreth orës 19:00 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se nuk ka persona të lënduar dhe se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon për hetimin e rrethanave të rastit”, tha Borovci.