Një person nga Prishtina ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë: vetura, shtëpia dhe objekti ndihmës i shtëpisë së vëllait të tij i cili gjendet jashtë vendit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rugova” në Prishtinë ndërsa Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.