Një person nga fshati Brailevë ka humbur jetën nga një zjarr, që dje shpërtheu në shtëpinë e tij.
Siç njoftojnë nga MPB, rasti është denoncuar dje në mesditë në ora 12:00.
Vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë.
Zjarri është lokalizuar, ndërsa inspektim është kryer nga ana e prokurorit publik dhe ekipi inspektues i SPB Prilep.
Shkaqet e zjarrit akoma nuk janë bërë të ditura./Telegrafi/