Telegrafi

Digjet një shtëpi në Podujevë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Shtëpia ishte e një personi i cili jeton në Gjermani. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit në atë shtëpi janë shkaktuar dëme vlera e të cilave ende nuk dihet. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin.

“Fsh. Shakovicë, Podujevë 06.09.2019 – 05:45. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar i cili jeton në Gjermani e kishte kapluar zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit në atë shtëpi janë shkaktuar dëme vlera e të cilave ende nuk dihet. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/