Site icon Telegrafi

Digjet një shtëpi në Obiliq

Foto: Ilustrim

Një shtëpi në Obiliq është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 00:40, në rrugën “Sali Fikreti”.

Sipas raportit policor nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Ankuesi me kombësi ashkalike ka informuar se në rrethana të panjohura shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri. Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version