Telegrafi

Digjet një shtëpi në Mitrovicë, vdes 80 vjeçari që gjendej brenda

Një person i moshuar rreth orës 15:00, është gjetur pa shenjë jete pasi shtëpia e tij ishte kapluar nga zjarri në Mitrovicë, konkretisht në rrugën “Nexhip Draga”.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se njësitë e zjarrfikësve pas intervenimit kanë gjetur trupin e pajetë të 80 vjeçarit.

“Sipas të dhënave viktima thuhet të jetë pronar i shtëpisë. Ende nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes se të moshuarit”, ka thënë Zahiti.

Njësitë Policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. /Telegrafi/