Një shtëpi është përfshirë nga flakët të dielën rreth orës 12:57 në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës.
Policia ka njoftuar se me të dalë në vendin e ngjarjes kanë evakuuar banorët për rreth.
Lidhur me rastin një person është shoqëruar në polici, dhe i njëjti është liruar pastaj.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës se është duke u djegur një shtëpi kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar banorët për rreth, ndërsa njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Të lënduar nuk ka ndërsa lidhur me rastin, është shoqëruar një person si i dyshuar, i cili pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./Telegrafi/