Një shtëpi është djegur tërësisht pak minuta pas mesnatës në Mitrovicë, ndërkaq fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, drejtori i Njësisë së zjarrfikësve në Mitrovicë, Tahir Mikullovci.
Sipas tij, njësitet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Deri tani nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.