Telegrafi

Digjet një shtëpi në Llapushnik, dëmi i shkaktuar rreth 10 mijë euro

Policia e Kosovës njoftoi se në fshatin Llapushnik të Gllogocit është djegur një shtëpi.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërkaq vlera e dëmit është rreth 10.000 euro.

Nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/