Telegrafi

Digjet një shtëpi në Kumanovë

Një shtëpi e braktisur është djegur në rrugën “Mosha Piade” në Kumanovë, në zonën qendrore të qytetit.

Në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe tetë zjarrfikës.

“Zjarri është nën kontroll. Po punohet në lokalizimin dhe shuarjen e plotë të saj”, thotë komandanti i zjarrfikësve të Kumanovës, Dejan Ilievski./Telegrafi/