Telegrafi

Digjet një shtëpi në Kodrën e Trimave në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një shtëpi sonte është përfshirë nga zjarri  në Lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Në videon që një qytetar ia ka dërguar Telegrafit shihen flakët që dalin nga kulmi i shtëpisë që po digjej.

Shtëpia e përfshirë nga zjarri është në rrugën ’27 Nëntori’  në Lagjen Kodra e Trimave.

Në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, ndërsa nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe pasojat eventuale në njerëz.

 

Lidhur me rastin Telegrafi ka provuar të kontaktojë zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.  /Telegrafi/