Dëmet materiale janë të shumta, nuk ka të lënduar, ndërkohë që dyshohet se shkaktar i djegies së kësaj shtëpie të ketë qenë rryma elektrike, raporton Koha.
Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes, kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë plotë një orë kanë luftuar kundër zjarrit duke arritur të lokalizojnë zjarrin dhe mos përhapjen e tij në shtëpitë tjera përreth. Sipas policisë, akoma nuk dihen faktorët e zjarrit në ketë objekt banimi.
Në momentin e shpërthimit të zjarrit ka pasur edhe njerëz por ata kanë arritur të dalin duke mos pësuar asnjë lëndim ndërkohë që janë djegur gjësende të shumta shtëpiake. Tymi i madh që ka dalë nga shtëpia që po digjej pothuajse ka shkuar shumë metra larg derisa zjarrfikësit lokalizonin zjarrin.
Azem Shala, familjar, thotë se kati i dytë dhe kulmi i shtëpisë është djegur ndërkohë që vlera e demit është diku rreth 40 mijë euro. Ai, thotë se dyshohet se shkaktar i zjarrit ka qenë rryma elektrike. /Telegrafi/