Telegrafi

Digjet një shtëpi në Kisella Vodë të Shkupit, nuk ka të lënduar

Zjarr në një shtëpi në rrugën “Nevena Georgieva Dunja” në Kisella Voda të Shkupit, ka shpërthyer mbrëmë rreth një orë pas mesnate.

Sipas informacioneve të para, nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa thuhet se janë djegur 200 metra katrorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shuarjen e zjarrit që ka zgjatur prej orës 01:10 deri 04:15, kanë marrë pjesë 12 zjarrfikës me gjashtë makina zjarrfikëse./Telegrafi/