Mbrëmë rreth orës 19:45 një shtëpi ishte kapluar nga zjarri në fshatin Kqiç i madh në Mitrovicë, kështu bëri të ditur për Telegrafin.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Telegrafin se nga ky rast nuk ka të lënduar.
Zahiti tha se policia dhe njësitë e zjarrfikësve me urgjencë kanë arritur në vendin e ngjarjes.
“Njësitë e zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha ai.
Sipas tij, shkaktari i zjarrit ende nuk është përcaktuar.
“Sot gjatë ditës do të bëhen ekzaminime shtesë nga ekspertët e fushës përkatëse. Dyshimet e para janë ngritur tek rryma elektrike”, tha Zahiti./Telegrafi/
Foto: Ilustrim