Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë një shtëpi është përfshirë nga zjarri.
Në njoftim të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
Vlera e dëmit të shkaktuar, sipas viktimës arrin në 50 mijë euro. “Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.