Telegrafi

Digjet një shtëpi në fshtin Kërvasari të Malishevës

Një shtëpi në fshatin Kërvasari të Komunës së Malishevës, është djegur tërësisht, kurse familja 10 anëtarëshe Bytyçi ka mbetur pa kulm mbi kokë.

Familjen Bytyçi e ka vizituar sot kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka thënë se kësaj familjeje do t’i bëhet një zgjidhje e shpejtë për t’i siguruar strehim.

Gjatë vizitës në familjen e Lulzim Bytyçit, kryetari Begaj ka shprehur keqardhje për djegien e shtëpisë, dhe pas vizitës ka deklaruar do të shikohen të gjitha mundësitë, për një zgjidhje të shpejtë për familjen Bytyçi, në mënyrë që t’i rregullohet shtëpia dhe të sigurohet banimi për këtë familje.

Familja Bytyçi përkohësisht pritet të strehohet tek të afërmit e tij në Kërvasari. /Telegrafi/