Telegrafi

Digjet një shtëpi në fshatin Bajsk të Vushtrrisë, zjarrfikësit lokalizojnë zjarrin

Një shtëpi në fshatin Bajsk të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri këtë të premte.

Komandanti i njësisë së zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni, ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Rreth orës 16:00 sot 15.09.2023 në hyrje të fshatit Bajsk morëm informatë për një djegie të një shtëpie të familje Hashimi”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ai tutje ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka shtuar se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Ekipet tona, menjëherë dolën në vendin e ngjarjes dhe lokalizuan zjarrin në tërësi. Të lënduar nuk ka pasur nga familjarët e shtëpisë. Falënderoj ekipin e Batalonit të zjarrfikëseve për punën profesionale”, ka përfunduar Hyseni. /Telegrafi/